Në intervistën për “Mos i bjer me top”, Lisi Myrta s’mund të largohej pa bërë lojën e fotografive ku ai duhet të përzgjedhë nëse duhet të grisë, puthë ose injorojë personazhet në to. Foton e Egla Cenos e përqafoi, të Julit e përshëndeti ndërsa për Gracianon ish-banori i BBV zbuloi fundin e raportit.
Lisi tha se mes tyre ka ndodhur një bisedë në afterparty-n e Big Brother VIP ku ai i ka thënë Gracianos se nuk kanë për t’u takuar kurrë.
Lisi Myrta: Këtë do e puth në buzë.
-Meqë ra fjala, keni folur pas Big-ut?
Lisi Myrta: Atë do të them. Kur ka dalë herën e parë, kemi folur, jemi sqaruar dhe përshëndeteshim me njëri-tjetrin, jeta vazhdoi. Herën e dytë pastaj unë nuk i fola për shkak të asaj situatës sepse do apo s’do, çfarëdo lloj gjëje të thotë ky kamikazi i vogël, unë e mora për tallje për mua dhe kur doli ditën e festës, tha o Lis pse s’më flet dhe i kam thënë që dua të tregoj këtu që fjalët e mia dalin, s’kemi pse flasim, ti ke jetë tjetër, unë kam jetë tjetër dhe ne të dy s’kemi për t’u pjekur kurrë dhe s’ka për të na lidhur jeta në asnjë cep. Duke qenë se nuk na ka lidhur, nuk do të na lidhë kurrë jeta…