Luiz Ejlli ka lançuar një tjetër projekt muzikor të cilin duket se e kishte mbajtur surprizë për gjithë fansat e tij.
“Kce” – është titulli i këngë së re të Luizit, e cila menjëherë pas publikimit ka arritur plot 464mijë klikime në YouTube dhe 1,7 milionë shikime në llogarinë zyrtare të Luizit në Instagram, duke u kthyer menjëherë në trend.
E duket se këngës së re trend tashmë, nuk i ka shpëtuar as Lori Hoxha, e cila e ka nisur ditën duke dëgjuar këngën e re të Luizit në makinë.
Nëse dikush nga ju ende nuk e ka dëgjuar, po ua vendosim këtu: