Personazhet që kaluan në tapetin e kuq në eventin që organizoi “Top-Channel Films” për premierën e filmit të tyre të parë “Në kuadër të dashurisë”, tërhoqën vëmendjen e gjithë rrjetit dhe mediave.
Njëri më i bukur se tjetri, personazhet publikë zgjodhën veshje mjaft të kuruara dhe unike për premierën absolute.
Mirëpo, pati dhe personazhe që nuk kaluan në tapetin e kuq dhe as dhanë intervista. I tillë ishte rasti i Lori Hoxhës, drejtueses së “Top-Channel”, e cila nuk u pa në tapetin e kuq, derisa e pamë në një postim të Grida Dumës, e cila ishte thuajse gjithë kohën në shoqërinë e Lori Hoxhës.
Sigurisht kurioziteti i njerëzve ishte edhe te veshja e Lorit, si “zonja e shtëpisë” që ishte në event dhe patjetër që nuk zhgënjeu.
Veshja e saj dukej mjaft stil dhe klas dhe e kuruar në detaje. Por, sa kushtoi veshja e Lori Hoxhës?
Drejtuesja e “Top-Channel” vendosi të vishet nga dizajneri i njohur Elie Saab, me veshjen nga koleksioni “Ready to Wear”, i përbërë nga një bluze në ngjyrë magenta (e cilësuar si ngjyra e vitit 2023) me detaje fluturash në dekolte, si dhe pantallonat të së njëjtës ngjyrë, të gjera në fund të këmbëve.
Bluzja ishte në vlerën 2000$, ndërsa pantallonat me vlerë 1360$, në total 3360$ – një shifër më se e denjë për këtë natë të madhe dhe kapitull të ri për “Top-Channel”.