“Kepi i Vipave” është kthyer në kryefjalën e programeve televizive për momentin ende pa filluar.
Ndërsa është bërë e ditur që emisioni do të fillojë më datë 2 korrik, autorja e programit Olsa Muhameti ka zbuluar disa surpriza në një intervistë me Erjola Docin dhe Ronaldo Sharkën.
Përveç konkurrentëve, programi do të ketë edhe të ftuar specialë, e një ndër të ta është Luiz Ejlli, i cili më shumë se për konkurrentët, do të vizitojë kepin e ‘famshëm’ për partneren e tij,Kiara Titon si dhe për të sqaruar diçka me Ronaldo Sharkën.
Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen është që një tjetër i ftuar special,ka bërë një nga vajzat konkurrente për të qarë.
“I ftuari special bëri për të qarë një nga vajzat e Kepit dhe shpresoj që kur të kthehemi në Tiranë të jetë më e lehtë,sepse unë e dua shumë atë gocën” – është shprehur Olsa ,ndërkohë që Erjola i thotë që saktësisht ka bërë për të qarë ëmbëlsirën e programit.
Ne mendojmë se ‘ëmbëlsira’ është pikërisht Keisi Medini dhe i ftuari special,Krist Aliaj për të cilët kemi mësuar se do të kenë një darkë romantike në ‘Kepin e Vipave’.
Këtë ende nuk mund t’a themi me siguri,kështu që na mbetet të presim nisjen e emisionit për të marrë vesh nëse bëhet fjalë për Kristin dhe Keisin.