Dyert e dashurisë po bëhen gati të hapen në vilën më luksoze të parë deri më sot në jug të vendit.
Ky është “Love Island”, formati më i suksesshëm ndërkombëtar i dashurisë që për herë të parë e sjell në Shqipëri televizioni kombëtar “Klan”, nisur nga kjo e diel nën drejtimin e Luana Vjollcës.
Tashmë po bëhen përgatitjet e fundit për mikpritjen e 10 konkurrentëve të parë. Vet producenti ekzekutiv ndërkombëtar i ITV Studios, kompania krijuese e këtij show, shprehet entuziast për suksesin që pritet të ketë në Shqipëri.
Bëhet me dije se 5 djem dhe 5 vajza do të jenë konkurentët e parë, e më pas garës do t’i bashkëngjiten edhe konkurentë të rinj.
Duke qenë një “reality” dhe “ishullorët” do të jenë 24 orë nën vëzhgimin e kamerave, rrjeti është kurioz të dijë nëse do të ketë një kanal të dedikuar për “Love Island”. Ndonëse kjo ende nuk është bërë e ditur, ajo që dimë me siguri, është që çdo ditë në 18:20, do të mund t’i ndjekim në “Klan TV”. Gjithashtu, bëhet me dije se në këtë garë, rolin kryesor si gjithmonë do e ketë publiku, i cili do të jetë ai që do të përzgjedhë çiftin fitues të garës, ku do të fitohen plot 50 mijë euro.