Vila e “Love Island Albania” hapi dyert e dashurisë ditën e sotme dhe mirëpriti 10 konkurentët e parë.
Sigurisht, për këtë hapje të madhe që Luana me zor e kishte pritur dhe publiku ishte mjaft kurioz, edhe moderatorja duhej të shkëlqente dhe kjo është ajo që Luana e bën më së miri.
Fustani që Luana mbante veshur ishte nga “The Attico”. Fustani “The Magnolia” i Luanës ishte crop në pjesën e sipërme, që lidhej me pjesën poshtë të fustanit përmes dy rripave përgjatë barkut, i gjithi i shndritshëm dhe me gurë. Pjesa e poshtme e fustanit e çarë nga të dyja anët ishte rrjeta e famshme me gurë të shndritshëm. Veshjen Luana e kompletoi me akserorë në ngjyrë të argjendtë, që i pështatej shkëlqimit të gurëve.
Fustani i Luanës kushton plot 3400 euro në website-n zyrtar të brandit – një çmim që i përshtatej investimit në vilën më luksoze në jug të vendit, e ndodhur në Palasë.
Ajo që mund të themi me plot bindje nga nata e sotme, është që Luana Vjollca dukej një yll!!