I ftuar sot në “Më lër të flas” ka qenë Luan Jaha, së bashku me aktorë të tjerë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, pasi mbrëmja e sotme ka qenë dedikuar filmit.
Luan Jaha, i cili në film është i ati i Luizit, ka rrëfyer mendimin e tij për Luiz Ejllin si aktor, dhe si ka qenë të xhironte me të.
“Fantastik! Unë nuk e kam njohur më herët po është super i talentuar. Merrte skenarin, e lexonte një herë edhe na udhëzonte ne çfarë të bënim. Është i mahnitshëm, shumë më ka bërë përshtypje.”
Gjithashtu, Luani është pyetur nga Romeo se si shkonte me Oltën, partneren e tij në film.
“Si vëlla e motër. Si macja me miun. Tërë kohën kishin zënka, po kështu shkëndija të bukura, të lezetshme.