Një këngë e vendosur live në Dancing With the Stars të premten duket se ka krijuar një dramë të re në showbizz-in shqiptar.
Bëhet fjalë për “Benzina”nga Luana Vjollca e cila u bë play nga anëtarja e jurisë Olta Gixhari. Kjo e fundit kritikoi konkurrentët pse kishin zgjedhur “Gasolina”, duke thënë se në fakt ne kemi këngë shumë më të bukura shqiptare.
Deri këtu në rregull. Ajo që u vu re, që as moderatorja Bora Zemani dhe as anëtarët e tjerë të jurisë nuk e pompuan këtë moment duke e kaluar me një buzëqeshje paksa të sikletshme.
Prej dy ditësh kjo është raportuar në media si tallje e Olta Gixharit ndaj Luana Vjollcës. Por me një vështrim në profilin e vajzave, shihet se ato e ndjekin njëra-tjetrën.
Madje së fundmi, pas spektaklit të së premtes, Olta ka pëlqyer një foto të publikuar nga Luana Vjollca dhe videon që u mor si reagim i Luanës për “kunjën” e Oltës. Gjithashtu, edhe Luana ka pëlqyer videon e hedhur nga Olta të spektalit të së premtes.
Nga ana tjetër kjo e fundit, gjeti momentin perfekt për të risjellë edhe njëherë këngën e saj në sfond teksa ka ndarë disa pamje nga ambientet e Tv Klan. Luana ka zgjedhur të thumbojë paksa ish familjen e saj mediatike duke shkruar: Ju mungova?!
Kështu që nuk ka asnjë lloj drame. Vajzat janë shumë mirë me njëra-tjetrën, të paktën deri tani.