Mbrëmjen e sotme u transmetua live finalja e “Love Island Albania”. Këtë finale, 4 çiftet u zhvendosën nga vila ku kanë qëndruar gjithë këtë kohë dhe qëndruan në një studio e cila është dekoruar edhe me një altar.
Në këtë altar secili nga çiftet i shprehu fjalët më të bukura njëri-tjetrit. Në këtë moment Luana ndërhyri duke thënë me shaka: A qenka komod. A ia vlen ta provojmë?
Me shaka me shaka, por kujtojmë që prej vitesh tashmë ajo është në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn. Mbase shumë shpejt mund të kemi një dasmë VIP edhe nga moderatorja.