Luana Vjollca duket se këtë verë do të jetë e përkushtuar në muzikë. Pas duetit të suksesshëm me Bardhin “Zemrën ta vodha” ata do të sjellin një tjetër bashkëpunim. Dhe gjeni pak çfarë?
Luana dhe Bardhi nuk do të jenë vetëm këtë herë. Pjesë e këtij bashkëpunimi do të jetë edhe reperi Mato Lale.
Jemi kuriozë të dimë se sa i suksesshëm do të rezultojë ky bashkëpunim.
Kujtojmë që “Zemrën ta vodha” numëron për dy muaj 5.3 milion klikime në Youtube.
Ndërkohë, Luana Vjollca gjatë kësaj periudhe është shumë e angazhuar duke u marrë me projektin e saj të ri, “Love Island”, një ndër programet më të ndjekura në botë, i cili pritet të vijë në shtator dhe të shënojë një tjetër sukses në televizionin KlanTv.