Luiz Ejlli tashmë i është rikthyer karrierës së tij muzikore dhe këngët e tij të reja janë kthyer në hite të padiskutueshme.
Nga ana tjetër,Elvana Gjata është padyshim një nga artistet më të preferuara të muzikës shqiptare dhe këngët e saj ndër vite kanë marrë zemrën e publikut. Për të festuar këtë karrierë kaq të suksesshme muzikore, këngëtarja do të mbajë koncertin e saj të parë të këtyre përmasave,më datë 22Qershor në stadiumin ‘Air Albania’ – koncertin të cilin mezi po e presim.
Hapjen e koncertit të Elvanës do e bëjë pikërisht Luiz Ejlli,ndërsa Elvana ishte e ftuara speciale në dasmën e Luizit. Një detaj tjetër që vumë re,është që dyshja ka vendosur të dalë ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin.
Pak më parë Elvana ka bërë me dije për publikun në Instastory se në orën 19:00 ,do të lançojë këngën e saj të re ‘Syni’ . Po të njëjtën gjë ka bërë edhe Luizi në Instagramin e tij. Nëpërmjet një story,ai ka lajmëruar orën kur do të dalë klipi i këngës “Përjetësisht” – dhe gjejeni pak orën?!
Pikërisht 19:00!!
Tani nuk e dimë nëse është një rastësi dhe nëse jo , e gjitha është në ‘kuadër t’lojës’ por gjithsesi mbetet në dorën tuaj të vendosni të preferuarin tuaj ne 19:00 : Luizi apo Elvana! 😉