Festivali i Këngës duket se këtë vit do të jetë një “betejë titanësh”, i cili do të bëjë bashkë emra shumë të njohur të muzikës shqiptare, me synimin e vetëm- Eurovisionin.
Aplikimet për Festivalin e Këngës tashmë kanë përfunduar, ndërsa konkurentët kanë dorëzuar projektet e tyre. Disa lista ende të pakonfirmuara po qarkullojnë në rrjet, ku shihet edhe pjesëmarrja e Luiz Ejllit në kompeticion, me një projekt të Flor Mumajesit.
Gjithashtu, në listë duket edhe emri i Elvana Gjatës, me një projekt nga Darko Dimitrov, një bashkëpunëtor i hershëm i Elvanës. Duket se dhe këngëtarja ka vendosur të kthehet sërish në Festivalin e Këngës, pas pjesëmarrjes së saj të fundit, ku garoi “kokë më kokë” me Arilena Arën, prej nga kjo e fundit doli fituese, ndërsa kjo përballje solli mjaft debat në publik, të cilët panë projektin e Elvana Gjatës, “Me tana”, më të përshtatshëm për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Ndërkohë, konkurentë të tjerë në këtë garë muzike janë: Vesa Luma& Big Basta, Elsa Lila, Samanta Karavella, Besa Kokëdhima, Vesa Smolica, Ardit Çuni, Kamela Islamaj, Dren Abazi, Eneda Tarifa, Blerina Braka, Lorenc Hasrama, Endri & Stefi Prifti, Grupi Lynx, Nilsa Hysi.