Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojnë të mbeten çifti më i pëlqyer i momentit në showbiz nga publiku.
Së fundmi, çifti ka treguar se janë nisur sërish për një udhëtim. Ka qenë Kiara ajo që ka treguar përmes postimeve në Instastory se po nisen drejt një destinacioni, pa zbuluar se ku, me pamjet nga Terminali privat i aeroportit. Më pas, Luizi ka ndarë një foto në Instastory më Kiarën dhe një nga stjuardesat e linjës “Air Albania”.
Por, kurioziteti i ndjekësve është se cili është destinacioni i çiftit?
“XL Social Media ” iu bën me dije se Luizi dhe Kiara janë nisur drejt Italisë, më saktësisht në Milano. Arsyeja e udhëtimit të tyre është java e modës që do të mbahet në Milano, për koleksionin e ri pranverë-verë 2024, nga data 19-25 shtator.