Luiz Ejlli njihet tashmë, ndër të tjera, për humorin e tij autentik. E këtë herë Luizi duket se ka “përveshur mëngët” t’i shtrojë rrugën Kiara Titos. :p
Për çfarë e kemi fjalën?! Kujtdo nga ne që i ka rënë rruga të paktën njëherë në “Myslym Shyr”, e di për çfarë e kemi fjalën – pllakat legjendare të “Myslymit” që ishin tërësisht të shkëputura nga toka, dhe kushedi sa herë na kanë bërë qull në ditët me shi.
Kësaj tashmë i erdhi fundi, pasi rruga “Myslym Shyri”, po rregullohet tërësisht. E sigurisht në këtë ‘event’ nuk kishte si të mungonte Luiz Ejlli, i cili përmes një video mbi eskavator, ka shkruar “E rregullova trotuarin në Myslym Shyr”, që është edhe zona ku banon moderatorja Kiara Tito.
Sigurisht, këtë ngjarje nuk e humbi as Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili e ka postuar menjëherë videon e Luizit në Instagramin e tij, ku madje nuk i ka shpëtuar as një detaj.
“O shoku, është eskavator jo dem, merre me qetësi…” – ka shkruar Lali Eri, teksa Luizi i ka komentuar “Të dashur qytetarë të Tiranës, siç e shikoni punimet janë drejt përfundimit, por po vonohemi pak sepse akoma nuk e di se si ndizet. Me respekt Luiz Dum Dumi.”