Premiera e filmit në Prishtinë po bën ‘jehonë’ në të gjitha mediat. Në një pritje si kurrë më parë, yjet e filmit “Në kuadër të dashurisë” morën gjithë dashurinë e publikut e mbi të gjitha Luiz Ejlli, brohorimat për të cilin nuk u ndalën asnjë moment.
Nga ana tjetër, Luizi ka vendosur që t’iu japë përgjigje gjithë pikëpyetjeve që qarkullojnë për të kohët e fundit. Me përgjigje të shkurtra e të prera Luiz Ejlli përgjigjet kështu për pyetjet e mëposhtme.
A është Kiara shtatzënë? “Jo, nuk e di nëse është shtatzënë”.
A ka krisje në raportin me Noizyn? “Nuk ka lidhje që të ketë krisje.”
Pjesëmarrja në “Festivalin e Këngës”? “Jo, nuk do marr pjesë në asnjë festival.”
A do të ketë bashkëpunim me Getoarin? “Po, është kryer projekti, është gati.”
Po me Flor Mumajesin? “Po, e kemi dhe një bashkëpunim me Florin”.