BBV3 ka ndezur spektaklin javë më parë ku ditën e parë banorët kanë pasur ‘përplasjet’ e para duke e bërë lojën edhe më interesante.
Kujtojmë se shumë ish banorë të BBV dashur pa dashur janë bërë pjesë e formatit me mendimet dhe opinionet e tyre.
Një ndër to është edhe fituesi i BBV2, Luiz Ejlli ku para nisjes së formatit u përfol se do ishte opinionist i BBV3.
Pas të gjithë zhurmës mediatike ku u përfol për një ‘krisje’ raportesh mes tij dhe produksionit, Luizi si duket i vendosi vulën me një video selfie teksa përshëndeste një fansen e tij.
Në pamjet që “XL SOCIAL MEDIA” ka siguruar dëgjohet qartë ku Luizi ironizon BBV3 duke e krahasuar atë me emisionin ‘Për’puthen’.
Video si më poshtë 👇🏻