Komunikimet e herë pas hershme “Insta Live” të Luizit me fansat e tij janë bërë të përhershme tashmë. Edhe sot, këngëtari ka qenë “Live” me ndjekësit e tij teksa po bëhet gati për koncertin e tij sot në Shkodër.
Në live është futur edhe Princi Leka, të cilin Luizi e ka përshëndetur shumë përzemërsisht duke i thënë “Princ Leka mirë se erdhe, je tamam princ. Je djalë i mirë edhe respekt për ty, bashkëshorten dhe familjen. Je shumë i mirë” .
Kujtojmë se Princ Leka është i martuar me Elia Zaharia, motrën e Amos Zaharias,me të cilin Luizi ka pasur disa përplasje të forta gjatë eksperiencës në BBV, si dhe pas daljes në “Post BBV”. Ndërsa me vet princin Leka duket se Luizi i ka raportet shumë të mira, si dhe kanë shtuar njëri-tjetrin në Instagram direkt pas daljes së Luizit nga shtëpia e BBV.