Luiz Ejlli padiskutim është fenomeni i këtij viti që nga momenti i fillimit të BBV më 24dhjetor e deri sot. Pas fitores së BBV,ai i është rikthyer karrierës së tij muzikore duke sjellë dy këngë të reja – një bashkëpunim me Donal Veshaj dhe një këngë solo – të cilat menjëherë thyen rekorde.
Teksa Luizi aktualisht ndodhet në Amerikë,ku po zhvillon një ‘tour’ ,një tjetër artiste i ka besuar atij hapjen e koncertit të saj.
Bëhet fjalë pikërisht për koncertin ‘Dekada’ të Elvana Gjatës.
Fansat e Elvana Gjatës dhe jo vetëm mezi presin datën 22 qershor, datë kur artistja e njohur do të mbajë koncertin e parë të saj, të paktën të këtyre përmasave, në stadiumin “Air Albania”.
Pritet që këngëtarja të këndojë disa nga hitet e saj më të mëdha e të risjellë disa prej këngëve më të njohura, me performanca që do jenë të shoqëruara nga një super shfaqje, teksa sot është zbuluar që Elvana nuk do jetë e vetmja që do të ngjitet në skenën e madhe të stadiumit.