Një ndër lajmet që po qarkullon më së shumti në rrjet, është ai i Luizit si opinionist i BBV3.
Ndonëse rrjeti pret që ky lajm të jetë i vërtetë, të ftuarit në rubrikën “Trotuar”, kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë temë.
Kështu, ish opinionistet Balina dhe Zhaklina u shprehën se mund të jetë dhe janë kurioze ta shohin si opinionist. Madje, të pyetura nga Ed Manushi, ato thanë se do e ndanin patjetër rolin e opinionistit me Luizin, pasi secili ka vendin e vet.
Të njëjtën gjë tha dhe Krist Aliaj, si ish banor, që do të ishte perfekt si opinionist, ndërsa ish banori tjetër Qetsor Ferrunaj tha se nuk beson që Luiz Ejlli do të jetë opinionist.
Nga ana tjetër, dy banorët që tashmë janë të konfirmuar nga mediat që do të bëhen pjesë e BBV3, Fatjon Kuqari dhe Dea Vieri, kishin mendim ndryshe. Dea Vieri nuk ishte dakord për Luizin si opinionist për shkak se publiku do ishte dakord me çdo mendim të Luizit dhe kjo do të ishte në disfavor të banorëve brenda shtëpisë, ndërsa Fatjon Kuqari preferoi të mos përgjigjej.