Luiz Ejlli është padyshim një nga personazhet më të preferuar për publikun shqiptar.
Ai arriti të rrëmbente zemrat e publikut, duke shënuar rekorde audience për spektaklin e BBV, për një personazh të këtij formati si dhe për një personazh publik në Shqipëri. Tashmë emri i Luiz Ejllit është kthyer në një brand dhe çdo projekt që merr pjesë, rezulton i suksesshëm – kjo për faktin se audienca e tij është shumë e gjerë dhe plot me fansa besnikë të tij që e ndjekin kudo.
Bazuar mbi këtë shikueshmëri, mbi të cilën është i ndërtuar një program televiziv, aq më tepër një program i përmasave të BBV, duket se nuk do e lejojnë Luizin të shkëputet nga formati, edhe pse kësaj here në një formë ndryshe.
Para pak javësh, Arbër Hajdari njoftoi se pas dy sezonesh shumë të suksesshme, ka vendosur të ‘lëshojë’ karrigen e opinionistit, për t’i lënë vend një tjetër personazhi.
E mesa duket, ky personazh është pikërisht Luiz Ejlli, pasi disa burime për XL Social Media, tregojnë që kjo nuk është më vetëm një dëshirë e publikut, por edhe një ide që po merret seriozisht nga produksioni dhe gjasat janë që po – Luizin do e kemi në rolin e opinionistit sezonin e ardhshëm të BBV Albania, i cili do të rikthehet për pak muaj në ekranin e Top-Channel.