Ditën e djeshme Luiz Ejllit iu hoqi tick-u blu në Instagram, (simboli i verifikimit si faqja zyrtare e një peronazhi publik) e me sa duket kjo ngjarje nuk mund të kalonte pa u vënë re në rrjet.
Menjëherë pas këtij problemi teknik në Instagram, fansat kanë reaguar duke qenë se nuk është hera e parë që me Instagramin e Luiz Ejllit ndodhin problematika.
Edhe pse kjo problematikë, shpeshherë vjen si pasojë e një ndërveprimi shumë të lartë të llogarisë së verifikuar me ndjekësit, të cilat Instagrami mund t’i kategorizojë si “bots” deri në një rishikim të dytë, si dhe një sërë arsyesh të tjera, sërish fansat e Luizit kanë nisur t’i kërkojnë “llogari” menaxheres së tij, Petrina Gorica.
Këtë “kërkesë llogarie” e ka shpërndarë dhe vet Petrina në llogarinë e saj në Instagram, teksa shkruan: “Jo thash se mbaroi kjo histori po ç’pati ky tick blu që iku. Gjithsesi unë të njoh, e di që prap ti je edhe pa tick blu dhe nuk më vjen turp” – për të treguar që tick-u blu nuk është edhe aq shumë i rëndësishëm, aq më tepër në rastin e Luizit që të gjithë e njohin.