Luiz Ejlli do të mbetet fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, por një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Ata i janë kthyer momentit kur Luizi fiku dritat e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2” duke e krahasuar me momentin e ngjashëm nga Egla Ceno, e cila u shpall fituese e sezonit të tretë.
Një postimin e bërë vjet në Instagram, shihet Luizi i cili fik dritat e shtëpisë dhe ka arritur 33 mijë pëlqime dhe rreth 650 mijë shikime. Kurse postimi i Eglës ku ajo fik dritat e shtëpisë së sezonit të tretë, ka marrë 10 mijë pëlqime dhe mbi 850 mijë shikime.
Ky kontrast është veçanërisht interesant, pasi tregon se Egla ka tejkaluar numrin e shikimeve të videos së Luizit, ndërsa ajo që ka bërë përshtypje në rrjet është se si ka mundësi që video e Luizit me më pak shikime ka 3-fishin e pëlqimeve të videos së Eglës, e cila numëron rreth 200mijë shikime më shumë se sa video e Luizit.
Ju keni ndonjë shpjegim?