Koncerti i Luizit ditën e djeshme në Londër është ndjekur nga shumë fansa të tij, Shqipëria ka një numër të madh emigrantësh të cilët vitet e fundit kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai përfitoi nga rasti ti falenderonte të gjithë pjesëmarrësit dhe nuk harroi tu kërkonte falje për kohën që i kanë dedikuar atij dhe kanë lënë “lulet” pa kujdesur.
Ndër të tjera ai shprehet : “Ma boni hallall që ju janë djegur lulet duke më parë mua në BigBrother”.

Nuk e dimë saktësisht për çfarë lulesh e ka fjalën Luizi por gjithsesi i urojmë atij që e gjithë karriera dhe jeta e tij personale ti shkojë fushë me lule, ashtu siç ai ka përshkruar dashurinë që ndjen për Kiarën