“Në kuadër të dashurisë”, një komedi romantike, është prodhimi filmik, i cili pritet të ketë premierën në tetor. Një nga protagonistët e saj është Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother Vip Albania”, i cili ka si bashkëshorte në rol, Olta Gixharin.
Ai ka treguar se emri i personazhit që luan quhet Besi, si dhe zbuloi se pjesa më e vështirë ka qenë momenti i puthjes, ose siç ai e quan, skena e djallit pasi kanë bërë 7 prova.
Më tej, ai shton se momenti kur është kënaqur gjatë xhirimeve ishte kur u nda në film me Oltën.
“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, mund ta quaj puthja e djallit. Ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova. Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi ’.-tha Luizi.
Pra, ashtu sikurse prej shumë kohësh është përfolur edhe në rrjet, filmi në “Kuadër të Dashurisë” dhe personazhi i Besit, lidhet drejtpërdrejtë me jetën e Luiz Ejllit, kështu që pritet që në film të zbuloni copëza nga jeta e Luiz Ejlli para BBV!