Kiara dhe Luizi duket se përpos me njëri-tjetrin, po kalojë kohë edhe me familjet përkatëse. Së fundmi këngëtari është shfaqur në shoqërinë e prindërve të Kiarës.
Ata, Kiara dhe Luizi kanë pozuar, një fotografi të cilën vetë artisti e ka ndarë në instagramin e tij ku shkruan: Janë të mirë.
Kujtojmë që pak javë më parë prindërit e Kiarës organizuan një festë të madhe për të festuar 30-vjetorin e martesës së tyre. Në këtë festë ishte sigurisht i pranishëm dhe Luizi, krah Kiarës, e cila ngjalli dyshime për një shtatzëni të mundshme.
Burimet tona pranë rrethit të ngushtë të Kiarës, konfirmuan se “po” moderatorja është në pritje të ëmbël.