Siç e dimë të gjithë Luizi është i mbingarkuar me koncerte të shumta dhe me një kalendar tejet të ngjeshur, pas tourit që kishte në USA dhe më pas në recitalin e Elvana Gjatës ai ditën e djeshme ka performuar në Londer.
Një numër i madh fansash, fanatikë të Luizit si duket atij i është shtuar dhe një tjetër fanse unike, Fatmira Breçani. Kujtojmë se Luizi bashkë me Fatmirën ishin të ftuar te i njejti club. Kjo e fundit i ka rezervuar një hyrje që vetëm Luizit do i shkonte përshtat në këtë sezon te ngarkuar me udhëtime. Momentin e hyrjes Luizit në skenë Fatmira ka imituar Arbana Osmanin dhe thirrjen e saj gjatë shpalljes së fituesit të Big Brother Albania.

Luizi tejet i entuziasmuar i jep një përqafim falenderues dhe vijn me kengët e tij ku dhe shumë fansa kanë kënduar së bashku. Pritja e ëmbël qe merr Luizi në ç’do koncert e kanë kthyer atë në një ndër këngëtarët më In të momentit.