Luiz Ejllin tashmë, ndër gjithë epitetet e tjera, e njohim edhe si “njeriu i lajmeve”, pasi çdo veprim i tij përkthehet në lajm në rrjet prej numrit të lartë të fansave të tij.
Së fundmi, Luizi ka postuar një Instastory, ku lidh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Me një foto me Kiarën dhe një fëmijë në krah, ai shkruan: “Sa shpejt kalojnë vitet…Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga Big Brother, dhe ja ku jemi sot. (Po bëj prova për story që do bëj pas ca kohësh…) “ – duke improvizuar një postim të së ardhmes, ku ai dhe Kiara do të kenë fëmijën e tyre në krahë.
Mirëpo, foto është bërë menjëherë virale, dhe rrjeti menjëherë ka nisur të aludojë sërish për një shtatëzani të mundshme të Kiarës – kjo prej shkrimit në kllapa të Luizit në postim.
Sigurisht, kjo për momentin mbetet vetëm një dëshirë e fansave të tyre, pasi ka qenë vet çifti që e ka mohuar një lajm të tillë pak ditë më parë, gjatë pushimeve në Bodrum. Ata kanë treguar se Kiara nuk është shtatzënë e një fëmijë nuk është në planet e tyre aktuale – kështu që, le ta “lemë të rrjedhë” derisa të ndodhë! 🙂