Tashmë Luiz Ejlli është kthyer në një brand që gjeneron para në gjithçka që ai bën. Aktualisht, ai i është rikthyer karrierës së tij muzikore, duke shënuar suksese të padiskutuara, koncerte dhe prenotime deri në vitin 2024.
Para pak ditësh në një intervistë me Meriton Mjekiqin, i pyetur për shifra konkrete lidhur me fitimet e tij, Luizi u shpreh se lart e poshtë flitet për shifra të egzagjeruara dhe se ai është nën menaxhimin e Top-Channel, e për këtë arsye pagesa e tij është me përqindje. (Lexo këtu për më shumë detaje)
Për sa i përket kësaj çështjeje, ka folur edhe Xhani Demika, i njohur ndryshe si “Menaxheri i Vipave”, në një intervistë për “Pushime on Top”.
“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro…” – është shprehur Xhani, duke shuar kështu kuriozitetin e fansave.
Përveç muzikës, Luizi është i angazhuar edhe me filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku do të jetë protagonist, bashkë me “rivalen e tij të përbetuar” në BBV, aktoren Olta Gixhari.