Luiz Ejlli është padyshim personazhi më i komentuar i momentit, çdo veprim i të cilit komentohet në rrjet. Mirëpo, nga ana tjetër kjo nuk ndodh pa arsye, pasi hera-herës vet këngëtari vendos të “trazojë ujërat”.
Pas një shkëputje disa ditore, ku u nis së bashku me Kiara Titon, partneren e tij, drejt Milanos ku moderatorja ishte e ftuar në prezantimin e koleksionit të ri “Pranverë/Verë 2024” të brandit “Collini Milano”, Luizi u kthye sërish në Shqipëri e bashkë me të edhe të rejat e fundit.
Para pak ditësh, Luiz Ejlli nisi një fushatë spastrimi të disa prej ish-banorëve të BBV nga Instagrami i tij, duke hequr kështu Ronaldo Sharkën, Krist Dragot, Efi Dhedhes (pasi ajo e hoqi vet e para prej komenteve të tij që shkaktuan jo pak zhurmë), Nita Latifin dhe Mikela Pupën. Pas gjithë këtyre personazheve, erdhi radha e Jori Dellit.
Edhe pse dyshja Luiz-Jori kanë qenë shumë të afërt brenda shtëpisë së BBV, dhe edhe jashtë e kanë ruajtur raportin miqësor të krijuar në shtëpi, Luizi ka vendosur t’a ‘eleminojë’ modelen nga Instagrami.
Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë problem mes tyre, apo Luizi ka diçka me Jorin, pasi kjo e fundit vijon ende t’a ndjekë në Instagram Luizin.