Për shumë kohë me radhë,Luiz Ejlli ishte kryefjala jo vetëm në BBV dhe shtëpitë e shqiptarëve,por edhe në rrjetet sociale.
Ai u kthye në fenomenin e rrjeteve sociale në Shqipëri,duke thyer rekorde të njëpasnjëshme përsa i përket ndjekësave dhe angazhimit të tyre në profilin e Luizit.
Mirëpo mesa duket,mbreti ra nga froni dhe vendin ia mori as me shumë e as më pak se partnerja e tij!!
Eksperti i IT-s, Tomi Kallanxhi ka pohuar se vendin e parë në rrjetet sociale nuk e mban më Luiz Ejlli por Kiara Tito me plot 1.6M-2M shikime dhe angazhime në postimet dhe story-t e saj.
Ai theksoi se Luiz e ka lënë pas dore menaxhimin e rrjeteve sociale duku u fokusuar më së shumti tek “video live“ me fansat.
Ndër të tjera ka përmendur moderatorin Ronaldo Sharka i cili është rritur me “5000” ndjekës ku sipas ekspertit ai është marrë shumë me publikimin e “reels” në instagram duke e bërë atë viral.
Jori dhe Elvis Pupa gjithashtu janë dy nga personazhet të cilët janë në rritje me followersat e tyre dhe me fitimet nga rrjetet sociale.
Por kishte edhe nga at që e kishin humbur famën e tyre në rrjetet sociale si Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj të dy personazhet kishin pësuar ulje të ndjekësve të tyre.
Epo,të paktën froni ngeli brenda familjes! 🙂