Albano Bogdo ka qenë i ftuar në episodin e fundit të Robert Berishës, “Robi Plaket Kur Don Vet”.
Mirëpo nuk dihet se çfarë e ka nxitur dyshen që të tallen dhe të ofendojnë ish-fermerin, Gledis Gegaj.
Gjatë intervistës, Albano e pyet papritur Robertin se si do të reagonte nëse do të niste një romancë të re dhe partnerja e tij do t’i thoshte se e ka tradhtuar duke bërë seks me ‘Buçkon’ dhe Valerin.
Në përgjigjen e tij, Roberti shprehet si fillim me shaka duke iu drejtuar partneres imagjinare se pas këtij veprimi e do më shumë pasi më mirë ta tradhtojë me Buçkon dhe Valerin se sa me “burra”.
“Jo moj zemra ime, më mirë se ti nuk gjej. Mund të më kishe tradhtuar me burra, atëherë ishte bërë m*t. Bëju të fala, dhe m’i sill ti q* edhe unë…”, thotë ndër të tjera moderatori Robert Berisha.
Kujtojmë se Albano, Roberti, Valeri dhe Gledisi kanë qenë konkurrentë në “Ferma VIP” dhe shpesh kishin përplasje me njëri-tjetrin.