Tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur nga të gjithë si “Maestro” në “Big Brother VIP”, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake UP”, ku tregoi më shumë për jetën personale, karrierën e planet e tij për të ardhmen.
Ndër të tjera, sigurisht s’u la pa përmendur shifra që fiton Armaldo në një muaj, pas daljes nga reality-show. Gazetari Bledi Mane pat treguar se Armaldo fiton 15-17 mijë euro në muaj, ndërsa vetë tenori e pohoi këtë. Duke treguar se në një muaj si gushti që ka shumë angazhime, ai pohoi se kjo shifër është e pranueshme. Sot, ai publikon projektin e tij të ri për të cilin tregoi:
“Ka qenë e vështirë se është këngë e fortë dhe dinamike, dhe unë s’jam mësuar që të këndoj këto këngë me ritme latine. Po mbahet profili i këngës së parë me të dytën. Jemi tek një ritëm i gëzuar, tek e pira një gotë. Nuk e dimë si do pritet nga publiku, është energjike dhe e përshtatshme në ambiente për të rinjtë dhe familjarët, për të krijuar një atmosferë”