Thuajse të gjithë ish-banorët e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” kanë gjetur ‘punë’ të reja në ekran.
Këtë sezon televiziv, një hapësirë është rezervuar edhe për një prej ish-konkurrentëve më të komentuar, Maestro Armaldo Kllogjerin.
Burime ekskluzive bëjnë me dije se Armaldo do të moderojë një rubrikë popullore në emisionin “E Diell”. Pra, Edi Manushi “rrëmbeu” edhe një tjetër konkurrent të Big-ut për programin e tij.
S’dimë si do të përshtatet Maestro me këtë pozicion të ri, mirëpo të gjithëve na ka lënë përshtypjen se e do fort ekranin.
Jemi sy e veshë për ta parë!