I eleminuari i radhës në spektaklin e të premtes në DWTS, ishte Armaldo Kllogjeri dhe partnerja e tij, Mariana në një përballje me Ronaldo Sharkën dhe Frenkit, ku publiku zgjodhi të mbante edhe një javë tjetër këtë të fundit.
I ftuar sot në “Fan Club”, Armaldo ka treguar se i ka lënë një “amanet” jurisë, që lidhet pikërisht me gazetarin Ronaldo Sharka.
“Amanet jurisë i kam lënë Ronaldon. Ai është një djalë i ri që e ka karrierën para dhe ka nevojë për mbështetje që të eci sa më shumë para.” – ka thënë Maestro.
Kujtojmë se edhe në DWTS ka pasur “përplasje” të vogla mes Maestros dhe Ronaldos, gjë që Maestro i kaloi me sportivitet dhe në formë batutash edhe në “Fan Club”.