I ftuar në puntatën e radhës së “DWTS Fan Club”, ka qenë i eleminuari i së premtes, Armaldo Kllogjeri, bashkë me partneren e tij në kërcim, Marianën.
Sapo hyri në studio, Armaldo nuk nguroi të uronte Kiarën për “shtatzëninë” e saj, ende të pakonfirmuar.
“Shpresoj që ato thashethemet e shtatzënisë të jenë të vërteta dhe unë të uroj mbarë e më mirë nëse je shtatzënë. Kaq kisha, nëse është e vërtetë” – kanë qenë fjalët e Maestros drejtuar Kiarës.
Nga ana tjetër, moderatorja Kiara Tito nuk ka mohuar asgjë, por thjesht është kthyer te formati.
“Sot flasim për ty. Ndoshta një episod tjetër për mua” -është përgjigjur moderatorja.