Është e vështirë që në një shoqëri të tillë, e cila në pikëpamjen e rëndësisë së familjes është homogjene në të gjithë botën, të dëgjosh dhe pranosh raste të tilla.
Një muzikante ruse Aisylu Chizhevskaya Mingalim, 53 vjeçe, filloi një romancë me djalin e saj 31 vjet më të ri Daniel Chizhevsky, vetëm 22 vjeç. Muzikantja dhe djali i saj i birësuar i thanë “po” dashurisë për njeri- tjetrin, më 20 tetor, në një ceremoni të vogël në Kazan të Rusisë.
Mingalim e kishte rritur Danielin që kur ai ishte vetëm 14 vjeç. Ajo e adoptoi në një jetimore, teksa shkonte për të dhënë mësime kantoje.
Ky rast ka tronditur zyrtarët e ‘Mirëqenies së Fëmijëve’ atje, derisa ata i morën edhe 5 fëmijët e tjerë, katër prej të cilëve janë sërish të adoptuar. Fëmijët janë katër vajza dhe një djalë.
Ajo është në luftë me autoritetet për t’i marrë sërish në shtëpi, pasi pretendon se i kanë shpërndarë në familje të tjera.
Për mediat lokale 53 vjeçarja u shpreh se romanca me djalin e saj, Danielin, për të ka nisur që në momentin që ai erdhi në shtëpi, duke vijuar se: “Marrëdhënia jonë është perfekte. Ne nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin. Jemi në të njëjtin mendim dhe dëshirë për romancën tonë”.
Tani ajo dhe bashkëshorti i saj i ri, kërkojnë të largohen nga Tartarstani ku jetojnë aktualisht. Sigurisht pasi të ketë marrë dhe fëmijët e saj ajo dëshiron të nisë një jetë me ‘familjen e re’ larg zhurmave dhe opinionit.