“Çfarë të vesh sot?” është pyetja që çdo vajzë i bën gati çdo ditë vetes. Kjo dilemë merr fund kur ke edhe një garderobë tjetër plus, ku mund të huazosh disa veshje. Disa vajza kanë motrat, disa mamatë…e disa partnerët.
Marina Vjollca ka gjetur “shpëtim” me opsinon e fundit që pëmendëm. Moderatorja ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me këmishën e Getoarit, duke pyetur edhe ndjekëset e saj nëse bëjnë të njëjtën gjë.
“A jam e vetmja që vjedh veshjet e burrit?”- shkruan Marina krah fotos që ka publikuar në “instastory”.
Dhe e dimë që përgjigja e shumicës së vajzave do të jetë “jo Marina, nuk je e vetmja dhe të kuptojmë shumë mirë”.