Marina Vjollca ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Javën e Modës në Milano. Në eventin e fundit moderatorja dukej shumë elegante me një fustan vishje, doreza të zeza dhe taka ngjyrë “nude”.
Mirëpo në gjithë look-un e Marinës, sytë na mbetën te ora që moderatorja mbante në dorë. Një orë e koleksionit “Alter” nga Palmiero, ‘limited edition’ në 50 ora të prodhuara në total.
Ora është klasikja e koleksionit, me një diametër prej 42 milimetër (më e madhe se mesatarja prej 35mm). E gjithë rrezja e orës është e veshur me diamante dhe safirë dhe ka në total rreth 1000 gurë të çmuar të vendosur me dorë në mënyrë të detajuar, vlera e së cilës është plot 190 mijë euro.