Gjatë Prime-t të së martës, banorët e lanë shtëpinë për pak momente dhe iu bashkuan studios së BBV për të performuar këngën e 100-ditëve qëndrim në BBV.
Sipas paralajmërimit të “Vëllai të Madh”, banorët e kishin të ndaluar komunikimin me banorët e eleminuar apo fansat në skenë, e megjithëse kjo nuk ndodhi, një detaj tjetër është bërë publik nga fansat e Julit.
Një nga mbështetësit e Romeos ka pasur një mesazh në bluzen e tij, ku shkruhej: “Mos harro objektivin Romeo”, gjë që ishte kategorikisht e ndaluar nga “Vëllai i Madh”
Këtë mesazh e ka ndarë në rrjet edhe vëllai i Julit, Mario Deda, i cili ka ironizuar Romeon përmes një postimi në Instastory.