Krist Dragot ka hapur zemrën për të folur për të dashurën e tij të re.
Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në “Ftesë në 5” ai pranoi se është në një lidhje dashurie, madje tregoi se vajza që ia ka marrë zemrën është shqiptare, brune, studion në Angli dhe është shumë ndryshe nga vajzat e tjera ‘tipike shqiptare’.
“U takuam në një ekspozitë dhe më bëri shumë përshtypje se nuk kishte lidhje me vajzat tipike shqiptare. Në fillim bëri sikur nuk më njihte, ishte shumë e thjeshtë dhe më pëlqeu. Filluam folëm për art, bëmë foto që orën e parë. Pastaj u takuam pas një jave dhe folëm prapë për art. Kur themi folëm për art, nënkupton shumë gjëra të bukura, full çdo gjë”, tha ai, duke lënë të kuptohet për intimitet mes dyshes.
Kristi pohoi se ka afirmimin e plotë të Robertit për këtë marrëdhënie, ndërsa nuk ngurroi të tregonte se dashuria mund ta çojë edhe në Angli, aty ku studion e dashura e tij e re.
Por, emrin dhe foton e saj ende nuk na e zbuloi…