Lori dhe Sara janë një nga dyshet e motrave më të dashura për publikun shqiptar. I shohim kudo bashkë dhe në mbështetje të njëra tjetrës në çdo nismë apo program që ndërmarrin, e mund të themi se janë më se të zonjat në profesion.
Po persa i përket kuzhinës, këtu ndryshon puna. Ka qenë Lori e cila i ka vendosur 6 nga 10 pikë motrës së saj, me një pjatë që i ka gatuar Sara në shtëpi.
Duket se Sara sërish nuk ka hequr dorë, e sërish Lori e ka postuar përpjekjen e saj në Instastory, ndërsa shkruan: “Po provon përsëri“
Epo, mund të themi se s’mund të shkëlqesh në çdo fushë, por jemi të sigurt që pjatat janë gatuar me shumë dashuri.