Ditën e djeshme Ilnisa ka qenë e ftuar në Fan Club, ku sigurisht nuk i ka shpëtuar as pyetjes për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me Meritonin brenda në BB VIP. Ilnisa as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar.
Pas kësaj, aktorja Ema Andrea ka bërë një postim thumbues në Instastory, ku shkruan se marrëdhëniet s*ksuale në publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë/burgim deri në një vit.
Këtij postimi të Emës nuk i ka kthyer përgjigje vet Ilnisa, por vëllai i saj Kev Agolli.
Ai gjithashtu ka përmendur një kundërvajtje penale siç është ajo e cënimit të nderit dhe dinjitetit të një individi përmes përhapjes së informacioneve të rreme, duke treguar kështu se ajo që Ema aludon është shpifje dhe po ashtu dënohet me ligj, ndërsa nuk e ka kursyer një ‘ironi’ për aktoren.
“Meqë aktorëve po i’u duket vetja juristë këto kohë, ta lexojnë mirë kodin penal se nuk është skenar për të dubluar shtrigat e personazheve vizatimorë.” – shkuan Kevi, referuar punës së Emës si dubluese e filmave vizatimorë.