Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë gjithë një ndër çiftet e preferuar të showbiz e së fundmi çifti më i komentuar, pasi flitej për një divorc të mundshëm mes tyre.
Edhe pse këto zëra kanë dalë shpesh për çiftin, këtë herë aludimet në rrjet ishin edhe më të mëdha e me sa duket jo pa shkak.
Pasi në projektin e saj të fundit muzikor, u tha se ishte një dedikim për Besin dhe ndarjen e tyre, sërish ky ishte një aludim i pakonfirmuar që qarkullonte në rrjet.
Mirëpo sot, vet Besi e ka konfirmuar ndarjen nga Xhensila. Gjatë darkës me konkurentët e “Ferma VIP” pas ‘Prime’, aktori ka treguar se fëmijët po jetojnë me ish-bashkëshorten e tij, duke konfirmuar kështu gjithë aludimet në rrjet për ndarjen e tyre.