Massimiliano Varrese është një personazh mjaft i komentuar i GF të këtij edicioni.
Shumëkush që e ka ndjekur reality-shown e vendit fqinj, i di tashmë polemikat që aktori ka shktaktuar brenda shtëpisë më të famshme në Itali.
Të tjerët, e njohin për historinë që ai pati me finalisten e BBV3, Heidi Bacin, teksa ishte në shtëpinë e GF.
Megjithatë, Massimiliano sot ka mbërritur në Shqipëri dhe do të jetë i ftuar në “Top Arena” në mbrëmje, duke qenë se sot luhet ndeshja Shqipëri-Itali në “Euro 2024”.
“Mirëdita, unë jam Max. Sot do bëhet nami, ju pres në Top Channel” – thotë aktori në gjuhën shqipe në videon e shpërndarë në rrjete sociale.
Kujtojmë se historia e Heidit dhe Massimilianos rrëmbeu asokohe vëmendjen e mediave italiane dhe shqiptare, kjo edhe për shkak të vizitës së babit të Heidit në GF, i cili i kërkoi Heidit të linte lojën dhe njohjen me aktorin, këshillë të cilën finalistja e BBV3 e zbatoi.