Ditën e djeshme, Luizi Ejlli publikoi një foto me biznesmenin Samir Mane, i cili konsiderohet si një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe të pasur në vend. “Mbani frymën njerëz..” – ka shkruar Luizi.
Menjëherë pas publikimit të fotos, ajo u bë virale në rrjet duke bërë që të gjithë të komentojnë lidhur me këtë çështje. Nuk e dimë se çfarë i bëri bashkë dy nga njerëzit më të njohur në fushën e tyre, por rrjeti ka nisur të aludojë, ku një pjesë mendojnë se bëhet fjalë për blerjen e një pasurie të patundshme në jug të vendit, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se bëhet fjalë për një kontratë, ku këngëtari mund të jetë imazh i kompanive të Manes.