Prej një viti tashmë po përflitet marrëdhënia e ndarja e reperit Ledri Vula nga partnerja e tij Sara Hoxha.
Edhe pse ata kurrë nuk treguan detaje lidhur me raportin e tyre, deri para pak javësh u aludua se dyshja ishin kthyer sërish bashkë.
Epo, me sa duket jo. Ledri Vula e Sara Hoxha jo vetëm që duket se janë ndarë përfundimisht, por me sa duket reperi tashmë ka nisur një romancë të re.
Reperi Ledri Vula është kapur “mat” gjatë pushimeve në “Folie Marine” me një vajzë, e cila quhet Rina Zaiti. Një foto e mbërritur në redaksinë e “Anabel” tregon se Ledri dhe vajza në foto po shijojnë pushimet së bashku.
Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.
Burime për Anabel tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetri.