Duket se debatet mes Ilnisës dhe Ledjonës nuk ndalen, e sa vijnë dhe agravohen edhe më shumë, me ofendime të vazhdueshme kundrejt njëra-tjetrës.
Debatet mes banoreve kanë kaluar përtej BBV, pasi sipas Ilnisës, Ledjona ka ‘kopjuar’ emisionin e saj dhe e ‘kopjon’ në çdo detaj, duke e kaluar kështu edhe në debat profesional, përtej lojës.
Nga ana tjetër, mbështetësit e Ledjonës kanë qarkulluar në rrjet videon e Ilnisës, teksa flet se sa miqësorë janë serbët dhe shkruajnë:
“Kjo është fytyra e Ilnisa Agollit, lavdëron serbët që masakruan vëllezërit tanë të Kosovës e flet serbisht.”
Këtij mesazhi të mbështetësve të Ledjonës, i kanë reaguar familjarët e Ilnisës, të cilët nga Instagrami i saj shkruajnë për këtë video dhe ‘sulmojnë’ Ledjonën.