Enca Haxhia ka qenë në qendër të vëmendjes të medias pas arrestimit nga policia mëngjesin e ditës së djeshme, për mbjellje e kultivimin kanabisi.
Për të folur lidhur me këtë temë, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Rudina’, avokati Kujtim Cakrani. Avokati është shprehur se Enca rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg për kultivim të lëndëve narkotike sipas kodit penal.
“Kodi penal e ka të qartë se kur kapesh me mbjelljen e disa lëndëve kanabis, ti quhesh kultivues. Si 4 rrënjë apo 100 t’i kapeshin, vepra penale është e parashikuar dhe ka dënim nga 3 deri në 7 vite burg. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin tonë që na thotë që meqë t’i je përdorues mund ta kultivosh në shtëpi”.