Së fundmi në rrjet po qarkullon një video e Heidi Bacit në rrjete sociale, teksa shfaqet duke sfiluar me bikini në një ‘club’.
Video menjëherë është shpërndarë masivisht në rrjet, ndërsa nuk kanë munguar as titujt aludues lidhur me punën që Heidit bën në Itali.
Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe. Larg asaj që thuhet nëpër komente dhe ofendimeve në rrjet lidhur me moralin e banores së BBV, kjo video që po qarkullon është postuar nga vet Heidit në Instagramin e saj në vitin 2017.
Bëhet fjalë për një sfilatë të brandit të rroba-banjove “Mirtylla Milano” të organizuar në “Just Cavalli” ku Heidi ka marrë pjesë.
Sikurse e tregoi edhe në linjën e jetës Prime-n e së shtunës, Heidi rreth moshës 19-20 vjeç është marrë edhe me modeling.