Fifi është një personazh mjaft i dashur për publikun, e cila e ka provuar eksperiencën e BBV në sezonin e tij të parë.
Ndërsa ky sezon i tretë i BBV, duket se ka përfshirë jo vetëm banorët, por edhe personazhet publikë jashtë tij.
Së fundmi Fifi ka postuar disa shkrime në “Threads”, pas “Prime”-t të së martës ku shkruan se sipas saj shqiptarët janë me dy standarde, pasi për të njëjtë gjë dikë e ‘dekorojmë’ e dikë e varim sipas interesit.
Nuk dihet se për cilën situatë specifikisht e ka patur Fifi, por sipas mendimeve në rrjet thuhet se e ka pasur kundrejt BBV, për situatat mes vajzave në shtëpi.